“Bijelo Dugme” ka qenë një grup muzikantësh nga Bosnja e Hrecegovina që ka sjellë një frymë të re në skenën e rokut në ish – Jugosllavi. Ky grup u shpërbë në vitin 1984, tri vjet pas demonstratave të shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1981, transmeton Koha.net.
Njëri nga anëtarët e këtij grupi, Zhelko Bebek, tregon se edhe Kosova ishte njëra nga arsyet pse u shpërbë grupi .
Kur Breg (Goran Bregoviq)e shkroi këngën në gjuhën shqipe i thashë: :”Tash kaloi, por kurrë më” Bebek për Nedeljnik flet për shkaqet e vërteta të largimit nga “Bijele dugme”
Në pyetjen nëse e pengoi kontesti politik që do të shkaktonte kënga në shqip e xhiruar dy vjet pas demonstratave, ai tha:
“Ç’porosi jap për Jugosllavinë e atëhershme, për popujt dhe kombësitë? Unë që kam dashur të fus frymë të re kulturore, përnjëherë hyj në çështjet ditore politike. Kjo në një mënyrë ka qenë klithje e përçarjes dhe pas kësaj në vitin 1984 edhe u shpërndamë”, ka thënë Bebek
“Ndryshimi në Bijelo dugme ndodhi në momentin kur Gorani shkroi këngën në gjuhën shqipe. Ai ka qenë një tekst i shkëlqyeshëm që e kishin shkruar aktorët më të njohur të Dramës shqipe nga Shkupi dhe ai ka qenë një hap revolucionar, por unë nuk kam qenë ai. Atëherë i pata thënë Goranit: ‘Kjo të eci tani dhe kurrë më'”, ka thënë Zhelko Bebek në rrëfimin e vet të gjatë.
Ai ka treguar se kënga “Kosovska” nuk e kishte larguar nga “Dugme”, por kjo këngë ishte test pas të cilës në Bijelo dugme filloi ndryshimi i qëndrimit.
“Dhe kjo mjaftoi që nga grupi dhe nga gjithë ajo që deri më atëherë e kishim bërë, të krijohej njëfarë devijimi në kuptimin e politizimit. Pa marrë para sysh mesazhet nëse unë u pajtova ose jo me ta. Nuk më takon mua të hyj në ndonjë teatër tjetër ku duhet të luaj rolin për të cilin nuk jam i gatshëm. Për këtë arsye ndahemi në Jahorinë në momentin kur përgatitej albumi ri në të cilën në pyetjen “A do ta këndoja këtë sërish?”, përgjigjem” Nuk do të këndoja “. E thashë këtë në albumin e shkuar kur u xhirua “Kosovska” në Shkup. Po, kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit. Nuk mendoj se “Kosovska” të ketë qenë trik marketingu i Goran Bregoviqit, por për shkak të dyshimeve të mia kam thënë se nuk do të vazhdoj tutje”, ka thënë ndër të tjera Bebek.