Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se me krijimin e ushtrisë, Kosova nuk është duke e rrezikuar partneritetin me ShBA-të dhe NATO-n.
Ai ka thënë se nisma e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë është plotësisht e drejtë dhe në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin.
Tahiri ka folur edhe për procesin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se versioni aktual është në rregull dhe duhet të shkojë në Kuvend.
Sipas tij, s’ka asnjë arsye që ky kufi të mos miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Politologu Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që rrëzimi i demarkacionit ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Kushtëzimet politike nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje”, është shprehur Tahiri në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.