Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale dhe Instituti për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU) me seli në Londër, mbajtën konferencën vjetore me titull “Nevoja për Rishikim të Decentralizimit në Kosovë”.
Se a është e nevojshme Rishikimi i Decentralizimit në vend, çfarë është bërë deri më tani dhe çfarë duhet bërë për një funksionim akoma më të mirë ndërkomunal, foli Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, transmeton Arbresh.info
Tahiri tha, se normalish për 8 vite punë, gjërat kanë ndryshuar dhe shumëçka është rregulluar, mirëpo mungesa e resurseve sektoriale nëpër komuna dhe aspekti llogaridhënës, nuk janë në nivelin e duhur, andaj Decentralizimi në Kosovë ka nevojë të rishikohet.
Tahiri poashtu theksoi se Kosova nuk ka nevojë për më shumë komuna dhe se nëse hapet kutia për të shqyrtuar diçka të tillë, duhet shikuar mirë nëse ka buxhet për të pranuar një gjë të tillë.
Tjetër gjë që e bën të domosdoshëm Rishikimin e Decentralizimit në Kosovë, janë kryetarët e komunave të akuzuar për kurrupsion, gjë për të cilën u pajtua edhe Drejtori Ekzekutiv i KGiu-së, Jonathan Carr, i cili poashtu tha se gjërat që i përmendi Tahiri janë të domosdoshme për rishikim për një të ardhme më të mirë për shtetin e Kosovës.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe kryetarë të komunave të ndryshme të vendit të cilët përpos që u pajtuan për këtë “Rishikim”, shpërfaqën edhe problemet e tyre që kanë në komunat që i udhëheqin, duke shpresuar kështu në një bashkëpunim akoma më të mirë ndërkomunal./Arbresh.info