Aktuale

Kosova në vitin e ardhshëm aplikon për statusin kandidat për në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka thënë se MPJ-ja, aktivitetin e saj e ka fokusuar në rritjen e përkrahjes për Kosovën dhe agjendën e saj brenda institucioneve të BE-së. Po ashtu, në drejtim të rritjes së përkrahjes për Kosovën dhe agjendën e saj në nivel të shteteve anëtare të BE-së.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka thënë se ”Republika e Kosovës në vitin e ardhshëm planifikon të aplikojë për statusin e vendit kandidat, për anëtare të Bashkimit Evropian. Derisa pas nënshkrimit të MSA-së është hapur rruga për t’u nënshkruar ”Marrëveshja Kornizë” për qasje në programet e BE-së, të cilat ndihmojnë për t’u përgatitur për anëtarësim dhe gjithashtu ndihmojnë institucionet dhe qytetarët të përfitojnë nga programet dhe të njihen nga afër me politikat dhe metodat e punës së BE-së”.