Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka mirëpritur debutimin e Kosovës në Olimpiadën Dimërore “PyeongChang 2018”, raporton “Zëri”
Kjo ambasadë në rrjetet sociale e ka shpërndarë fotografinë e ekipit kosovar të kryesuar nga Albin Tahiri duke defiluar në ceremoninë hapëse krahas asaj të ekipit olimpik amerikan. /Zëri/