Ekonomi

Kosova merr 78 milionë euro nga BE-ja

Pas miratimit të Ligjit për Marrëveshjen Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Kosova ka përfituar 78 milionë euro.

“Këto para do të përdoren për hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe për qeverisje më të mirë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE’së në Kosovë.