Aktuale

Kosova mban zi për të vrarët në Mynih

Kosova sot është në zi për humbjen e dy të rinjve të saj në Mynih të Gjermanisë. Flamuri i shtetit është ulur në gjysmë shtizë, ndërkohë që agjendat zyrtare të vendit janë shtyhen për ditë të tjera.

Kurse, në përkujtim të viktimave në Mynih, sonte në Prishtinë do të ndezën qirinjtë.

Ministria e Jashtme e Kosovës dje konfirmoi se në mesin e tre prej të vrarëve në Mynih janë edhe kosovarët Aremela Segashi, Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër.

Ndërkohë edhe një kosovare, Lumnije Azemi, është në mesin e të plagosurve.

Ndezja e qirinjve bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 20:30./KP