Nga Ministria e Financave thonë se, deri në muajin mars nuk e shohin si problem punën e buxhetit.
Kosova do ta nis vitin 2020, pa buxhet të miratuar.
Krejt kjo për shkak që dorëheqjes së qeverisë e mos krijimit të institucioneve të reja.
Madje, buxheti për vitin 2020 ende po vazhdon të qëndrojë në sirtarët e qeverisë.
Por, pavarësisht kësaj situate Ministria e Financave, nuk e shohin si problem nëse buxheti nuk miratohet deri në mars të 2020.
E nëse edhe në prill nuk arrin të kalojë, atëherë ndryshon situata.
Por, Gashi ka thënë se buxheti për vitin 2020 është finalizuar.
Ndryshe nga zëvendës-ministri në detyrë, mendon një ekonomist.
Mustafë Kadrijaj thotë se buxheti i mos-miratuar do sillte shumë probleme me pagesat e shtetit.
Sipas Kadrijajt, do ishte mirë që forcat politike të merren vesh që puna e buxhetit të mos ketë ndalesa administrative.
Buxheti për vitin 2020 është paraparë të jetë mbi dy miliardë euro.