Aktuale

Kosova është rreshtuar me popujt e lirë e në shërbim të paqes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga ShBA-të, në shërbim të paqes në botë.

Kreu i ekzekutivit pas një takimi që ka pasur me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, ka theksuar se me të, biseduan për sigurinë dhe paqen për të gjithë në Kosovë.

“Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga ShBA, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë. FSK-ja ka hyrë në proces të arritjes së kapaciteteve të plota të një ushtrie të modelit të Paktit Veriatlantik dhe është e gatshme t’i bashkohet NATO-s në misionet paqeruajtëse. Me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it, për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë në vend”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /Fakteplus