AktualeSport

Kosova e turpëron Maltën në triumfin e parë si mysafire në Ligën e Kombeve

Kosova e ka turpëruar Maltën 5-0 në triumfin e saj më të madh dhe të parë në udhëtim të shtunën, duke e bërë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt promovimit në Ligën C dhe kalimit në gjysmëfinale të Ligës D në garën e re të UEFA, Ligën e Kombeve.
Kosova e vazhdon ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020 përmes një rruge më të lehtë, Ligës së Kombeve.

Kosova, që po vinte nga dy barazime në udhëtim dhe dy fitore në shtëpi në katër ndeshjet e parë në Grupin 3 të Ligës D, e regjistroi fitoren e parë në udhëtim në mënyrë fantastike duke e mundur Maltën 5-0 në “Ta ‘Qali”, raporton Gazeta Express.

Ekipi i Bernard Challandes ruan pozitën e parë në Grupin 3 me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në pozitën e dytë, të cilën do ta presë të martën në “Fadil Vokrri” për ta përcaktuar fitues e këtij grupi.

Kosovës do t’i konvenonte edhe një barazim ndaj Azerbajxhanit për ta fituar Grupin 3, gjë që do t’ia mundësonte kalimin në gjysmëfinale të Ligës D dhe promovimin në Ligën C njëkohësisht.

Kosova do ta fitonte një vend në Evropian sikur ta fitojë një ndeshje gjysmëfinale dhe një finale ndaj kundërshtarëve të Ligës D.

Të kthehemi të paraqitje mbresëlënës e Kosovës sot. Skuadra e Challandes erdhi afër golit pas vetëm tre minutave lojë, por super harkimi i Milot Rashicës nuk u shfrytëzua nga Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të shënojë nga afërsia.

Por, dyshja Rashica-Muqiri ishin protagonistë edhe një herë pas një çereku lojë, këtë herë duke e hapur llogarinë për Kosovën.

Rashica e vodhi një top në afërsi të zonës falë të cilit Muriqi shënoi ballë për ballë me portierin.

Kosova ka mundur ta mbyllte pjesën e parë me tri gola epërsie sikur Valon Berisha të shënonte në dy mundësitë që i pati nga afërsie.

the authorBurbuqe Metolli