Procesi i liberalizimit të vizave tash e një kohë ka mbetur i bllokuar, pasi po kërkohet edhe plotësimi i dy kritereve: miratimi i demarkacionit dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.
Por më 5 maj 2016 Kosova kishte marr nga Komisioni Evropian rekomandimin për liberalizimin e vizave, lajm i cili kishte gëzuar qytetarët e Kosovës.
Gëzim të madh dhe premtime të shumta se brenda një kohe të shkurtër qytetarët do lëvizin lirshëm kishte dhënë edhe ministri i atëhershëm i integrimeve, Bekim Çollaku, shkruan lajmi.net.
Madje në zyrat e kësaj ministri u çel shampanjë, pasi pretendohej se heqja e vizave ishte afër.
Kështu deklaronte edhe vet Çollaku.
“Deri në mbyllje të këtij procesi, ka mbetur dhe shumë pak kohë. Ne kërkojmë dhe mirëkuptim nga qytetarët, ashtu siç kanë treguar deri më sot. Mirëpo sot filloi trajtimi i barabartë i qytetarëve të Kosovës dhe kjo është një e arritur e madhe. I përgëzoi të gjithë“, thoshte Bekim Çollaku.
E sot, në vitin 2017 qytetarët e Kosovës ende janë të bllokuar, dhe duhet të presin me orë të tëra para ambasadave për viza.