Aktuale

Kosova e “fali” Gjuriqin, ky është dënimi me që jepet për hyrje ilegale

Kushtetuta e Kosovës e ndalon hyrjen ilegale në Kosovë dhe një vepër e tillë është e dënueshme me burgim sipas kodit penal të Kosovës.

Por depërtimi i shefit i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u bë aq shpejt pas arrestimit sa që për të nuk u ndërmor asnjë masë ndëshkuese.

Hyrja në Kosovë e Marko Gjuriq pa lejen përkatëse të institucioneve të vendit nuk është risi. Njësoj si të hënën, Gjuriqi në Kosovë kishte hyrë edhe më 15 dhjetor të vitit 2016 kur kishte marrë pjesë në përurimin e një pike te karburanteve në veri të Kosovës.Por përsëritja e veprimeve të Gjuriqit po kalon pa ndëshkime.

Për depërtimin e shpejtë të Gjuriqit u pyet edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Shpend Maxhuni kur raportoi në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme.Por ai nuk sqaroi shumë.Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se në këto raste parashihen masa ndëshkuese për ndalim të të gjithë personave që nuk respektojnë ligjet e Kosovës.

Ndërkaq Jetun Zulfaj nga ‘Fol’ ka thënë se depërtimi i përshpejtuar i Gjuriqit është bërë vetëm që të mos krijohen tensione të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Kushtetuta e Kosovës e ndalon kalimin ilegal të kufirit derisa kjo është vepër e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.Sipas nenit 146 kalimi ilegal i kufirit dënohet me 250 euro gjobë ose burgim deri në gjashtë muaj.