Pas 32 vjetëve në politikë, Eliot Engel sot e lë kongresin. Në shenjë falenderimi Ministria e Punëve të Jashtme, ka përgatitur një video duke e falenderuar për gjithë kontributin për Kosovë.
Në kuadër të kësaj video janë deklarata të ndryshme të Engel, ku ai thoshte se Kosova është e pavarur dhe është për të qëndruar këtu.
Madje në video janë edhe deklaratat që janë bërë gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.
“Millosheviqi ka shkelur çdo marrëveshje që e ka nënshkruar, e ka shkelur çdo aspekt të saj. Ne nuk mund t’i besojmë Millosheviqit.”, ka thënë engel.
Videon falenderuese e ka shpërndarë edhe ministra, Meliza Haradinaj- Stublla.
“Faleminderit Kongresmen Engel
🇽🇰🤝🇺🇸”, ka shkruar ministja./FaktePlus/