Me ftesë të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel do të vazhdojë raundi i ri i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky raund i ri i bisedimeve ka për qëllim që të bind palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura, zbatimin e të cilave Serbia tash e një vit i ka bllokuar, shkruan Gazeta Express.
Sot, ministrja për dialog Edita Tahiri do të takohet me drejtoreshën për çështjet e Europës Juglindore të Shërbimit të Jashtëm të BE’së, Angelina Eichhorst, ku do kërkojë që Serbia të heq bllokadat dhe zbatojë marrëveshjet për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës
Ndërsa, dje ministrja Tahiri, ka udhëtuar për Bruksel për të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve të thirrur nga Bashkimi Europian.