Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, mbajtën një konferencë para gazetarëve me qëllim të prezantimit të të arriturave të Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës
I pari i Qeverisë, tha se Kosova ka shënuar të arritura pozitive në raport me Organizata të ndryshme ndërkombëtare. “Është edhe një lajm i rëndësishëm që dje na erdhi nga NATO. Duke marrë në konsideratë propozimet na kanë konfirmuarë avancimin substancial të bashkëpunimit. Janë pajtuar me fuqizimin e bashkëpunimit të NATO-së me Kosovën. Bashkëpunim i cili pritet të avancohet në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë kryeministri Mustafa. Ai këtë lajm e ka cilësuar si mjaftë të rëndësishëm për vendin, duke thënë se kjo tregon për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve bashkëpunuese mes Kosovës dhe NATO-s.
“Në emër të qeverisë shpreh mirënjohje për NATO-n. Kjo organizatë e cila para 17 vitesh ndërhyri këtu, i ka hapur rrugë raporteve të bashkëveprimit të Kosovës… Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Mustafa. /KosovaPress/