Aktuale

Kosova dhe Maqedonia me bashkëpunim për arsimimin ushtarak

Members of the Kosovo Security Forces (KSF) stand guard during a ceremony in Pristina January 21, 2011. KSF today celebrated its second year of inauguration in an official ceremony where for the first time its members appeared armed. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO MILITARY - Tags: POLITICS MILITARY)

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Shekerinska Jankovska në një vizitë në Ministrinë e Forcave të Sigurisë tha se dy qeveritë janë të përcaktuara për ndërtimin e marrdhënieve të mira shoqërore. “Bashkëpunimi ynë sidomos në arsimi ushtarak është i frytshëm. Plani ynë është që të vazhdojë arsimimi ushtarak. Pres që nga ky muaj të nënshkruajmë edhe planin për bashkëpunim të dy shteteve tona”, tha ajo.

Ministri Rrustem Berisha falënderoi ministren Jankovska dhe tha para mediave se takimi me ministren ishte shumë miqësor, raporton tutje “Zeri.info”.“Takimi ishte shumë miqësor Biseduam për objektivat dhe të arriturat tona. Po ashtu biseduam edhe për bashkpunimin e mirë që e kemi më Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë”, tha ai. Berisha tha se synimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO.‘’Synimi ynë është anëtarisimi në Nato”, shtoi ai.