Aktuale

Kosova dhe Franca për bashkëpunim në trajtimin rasteve të terrorizimit

Kosova dhe Franca janë pajtuar që në të ardhmen të kenë bashkëpunim juridik, ndërkombëtarë, në trajtimin e rasteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në kuadër të vizitës në institucionet më të larta të drejtësisë në Francë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka takuar Prokurorin e Parisit, Francois Molins, drejtorin e Çështjeve kriminale dhe faljes në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Rémy Heitz, dhe zëvendës-drejtoreshën e cështjeve penale në kuadër të kësaj ministrie, Caroline Nisand, ku kanë diskutuar për strukturën organizative, kompetencat, rolin dhe funksionimin e kësaj drejtorie, ka njoftuar Prokuriroa e Shtetit përmes një komunikate për media.

Lumezi dhe Heitz, gjatë takimit të realizuar, janë pajtuar që në të ardhmen të kenë bashkëpunim juridik, ndërkombëtarë, në trajtimin e rasteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi është takuar edhe me Prokurorin e Parisit, Francois Molins, ku kanë biseduar për burimet dhe financat e këtyre grupeve si dhe për trajtimin dhe ndjekjen e personave të kthyer nga vatrat e luftës, me theks të vecantë duke rrezikuar paqen dhe sigurinë në botë, ku në këtë rast Prokurori i Republikës së Parisit, Molins i dha një mbështetje të plotë Kryeprokurorit Lumezi, në ndërmarrjen e verprimeve për identifikimin dhe luftimin e veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi u takua edhe me Drejtoreshën e zyrës të krimeve financiare në nivel të Francës, me të cilën kanë diskutuar për sfidat, luftën kundër korrupsionit dhe krimeve financiare në përgjigthësi si dhe për zbatimin e hetimeve në zbulimin e veprave penale të krimeve financiare. /KosovaPress/