Siç kishte raportuar “Bota Sot” marrëveshja në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes demokratike të Kosovës do të behet më rekomandimin e ambasadës se SHBA-së në Kosovë.
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot gjatë ditës ka takuar kryetarin e LVV, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbëri Nagavcin, merr vesh nga burime të mirë informuara.
Pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazeta merr vesh se Kosnett ka takuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetarën e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Merret vesh se temë kryesore e diskutimit, ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.
Kosnett ndryshe sot është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun.
Ambasadat në vend që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejtë të formohen institucionet në vend, derisa, ka pasur disa takime me liderët e LDK-së dhe LVV-së. Kërkesat e tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosoëvs, në javën që lamë pas.
Derisa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK dhe LVV nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti.
Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Në këtë takim me ambasadorin Kosnett, përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ishte i pranishëm edhe nënkryetari Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti.
Mësohet se temë e takimit ishin edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Dështimi për arritjen e një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë që seanca e konstiuimit të Kuvendit të filloj vetëm për betimin e depuetetev por pa mundesinë për të krijuar qeverinë e vendit.
Arritja e koalicionit të mundshëm që si duket ka gjasë të ndodh mund të behet vetëm kur ambasada e Amerikës tua kërkoj krijimin e qeverisë.
Burime brenda LDK-së ka berë më dije për “Bota Sot” se marrëveshja me Vetëvendosjen nuk është arritur dhe se në Kuvend sot nuk pritet të krijohet qeveria, por ditët e ardhshme do të jenë vendimtare kur pritet edhe të kemi qeverinë. Burimi po ashtu ka shpjeguar se nëse Amerika apo ambasada e Amerikës kërkon nga dy liderët e partive politike Isa Mustafa e Albin Kurti krijimin e qeverisë atëherë ajo të ndodh por që Amerika nuk përzihet ne ndarjen e posteve por vetëm do tua kërkoj krijimin e qeverisë dhe arritjen e marrëveshjes dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, ka thënë një burim i gazetës nga LDK.