Fushata e korrje- shirjeve të grurit ka filluar sot në komunën e Shtimes.
Hapjen e kësaj fushate e ka bërë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi.
Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa tha se interesimi për ta punuar tokën po rritet.
Ndërsa ministri i Bujqësisë tha se sivjet punimi i tokës ka arritur përqindje rekorde dhe do të mbulojë 90 përqind të nevojave vendore për miell./kp
Tags:korrje-shirjet