Aktuale

Koronavirusi ulë edhe numrin e aksidenteve, kosovarët po lëvizin më pak me makina

Kosovarët i kanë marrë seriozisht masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në këtë formë, në Kosovë është kufizuar dukshëm qarkullimi i automjeteve, shkruan lajmi.net.

Si rrjedhojë edhe numri i aksidenteve në 24 orët e fundit ka rënë dukshëm.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj, brenda kësaj periudhe kanë ndodhur vetëm 27 aksidente trafiku.

Ky numër mund të duket i lartë në pamje të parë, mirëpo duke pasur parasysh që rëndom brenda 24 orëve rrallë herë ndodhë që ky numër të jetë nën 40, atëherë mund të konsiderohet si pozitiv.

the authorGazetaKNN