Kryeministri Edi Rama në një komunikim të jashtëzakonshëm pas konfirmimit të viktimës së parë nga koronavirusi, kërkoi që të zbatohen këshillat e autoriteteve disiplioore.
“Me koronën e mësova me pahir se është njësoj si me humnerën që copëtohesh po u hodhe vendosmërisht, apo si me zjarrin që digjesh po u fute trimërisht. Shumëkush nga ne e merr lejhtë dhe lian me zjarrin dhe rrezikon që të bjerë në humnerë ap hedh në humnerë të afërmin e vetë Korona nuk bën shaka dhe vërtetë nuk ua prish gjumin atyre që iu hyn në trup, por atyre 20% që i kap në gjumë, i cimbis ngado, i cjerr fytin dhe kërcënon të afërmit përreth, gjyshin, gjyshen, shtatzënë, deri sa ta marrë me vete. Ska llafe, ska numra, korona zbrazet vetëm me disiplinim dhe rigorozitet. Ndaj gjithë ata që sjanë të detyruar të vinë në punëm të rrinë në shtëpi, ti mbajnë dritaret hapur”, u shpreh Rama.
Ai bëri me dije se një formacion i Policisë dhe Ushtrisë do të dalë në rrugë për të kontrolluar ata që janë në karantinë dhe kush është kthyer nga Italia kërkoi që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.
“Kush shkel rregullin gjobitet 5 mijë euro!”, deklaroi Rama, duke folur për kohë lufte.
Shifrat zyrtare! Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 12. Preket dhe Lushnja
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë.