ShowBiz

Koronavirusi përhapet në Shqipëri, Rozana Radin e acaruan këta persona

Rozana Radi kritikon qytetarët që nuk i shmangin vendet ku ka frekuentim më të madh.

Deri tani ka shkuar në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Organet përgjegjëse po bëjnë apel tek qytetarët që të marrin masat e nevojshme dhe të shmangin vendet me fluks të madh të qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Por, ka të atillë që nuk i marrin fare parasysh këto sygjerime, andaj rrezikojnë shëndetin e vetes dhe të tjerëve.

Lidhur me këtë ka reaguar këngëtarja Rozana Radi, e cila i quan injorantë ata që dalin në lokale pa mbajtur distancën e nevojshme.

“Ti qe je ne lokal e pi kafe ngjitur me tjetrin dhe nuk ruan distancen ben si i forte perpara ketyre fatkeqesive je INJORANT! Ca faji te kane njerezit e tjere qe do i marresh ne qafe? Mjere familja qe te ka”, janë fjalët e Rozit.

the authorGazetaKNN