Gjashtë persona nga Komuna e Suharekës kanë rezultuar negativ me koronavirus
Lajmin e ka bërë të ditur Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës.
“Edhe një lajm i mirë për Suharekën. U janë bërë 6 personave analizat për Covid- 19 dhe rezultatet janë negative. Shpresojmë me më të mirën që bashkë ta tejkalojmë këtë situatë, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 132 në nivel vendi, teksa janë shëruar 16 ndërsa ka dhe një të vdekur.