Aktuale

Koronavirusi e prek aktorin e njohur e të dashur për publikun

Virusi misterioz Koronavirus i shfaqur së pari në Kinë, tani është përhapur në gjithë botën, duke prekur me qindra mijëra njerëz.

E virusi Covid-19 tashmw ka prekur edhe njerëz me famë të Hollywoodit.

Fituesi i Oscarit, aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus.

Hanks dhe Wilson të dy 63 vjeç iu nënshtruan analizave në Queensland në Australi pasi kishin disa nga simptomat e virusit. Tashmë do të vetëkarantinohem, shkruan aktroi në Intagram.

Çifti nga Amerika ishin në ‘Bregun e Artë’ në Australi ku Hanks po punon për një film që flet për jetën e Elvis Presleyt.

Kujtojmë që dje Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht koronavirusin si një pandemi.