Aktuale

Koronavirusi, Autoritetet kosovare mblidhen në ora 14:00

Tashmë janë shënuar dy rastet e para të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Babë e birë janë prekur nga virusi vdekjeprurës i cili filloi të përhapet fillimisht në Wuhan të Kinës e më pastaj u përhap në mbarë botën.

V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç kishin ardhur nga qyteti i Firencës së Italisë në Shqipëri. Ndërsa, raportohet se edhe një tjetër person dyshohet se është prekur nga koronavirusi.

Pas këtyre dy rasteve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë do të mbajë mbledhje me Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente me Koronavirus Covid-19.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë për Periskopin kanë deklaruar se në ora 14:00 do të mbahet mbledhja në të cilën do të vendoset rreth masave që do të merren në luftë kundër Koronavirusit.

Kujtojmë se me vendim të ministrit të infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, janë ndaluar përkohësishtë të gjitha fluturimet që vijnë nga Italia.

Italia, dje ka vendosur në karantinë 16 milionë banorë për ta shmangur përhapjen e mëtejmë të koronavirusit.