Aktuale

Korniza afatmesme 2018-2020, rriten pagat dhe mëditjet për deputetët

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës .

Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017 .

Nga viti 2018 Kuvendi në cash ka paraparë rritje të pagave dhe mëditjeve për 500 mijë euro , dhe 900 mijë euro për vitin 2019./KosovaPress/