Rajon & Botë

Koreja Veriore përgatitet për test të ri raketor

Koreja Veriore mund të kryejë edhe një test të ri raketor duke pasur parasysh përshpejtimin e aktiviteteve që janë vërejtur në stabilimentet e kërkimit, transmeton sot agjencia Jonhap, duke iu referuar agjencisë jugkoreane për spiunim.

“Ekziston mundësia që Koreja Veriore të shkrepë raketë pasi që janë vërejtur lëvizje aktive të automjeteve në stabilimentet për kërkime në Pjong-jang”, thekson Shërbimi informativ nacional jugkorean.