Rajon & Botë

Koreja Veriore paralajmëron për sulm super të fuqishëm, SHBA-ja e planifikon lëvizjen e radhës

Mediat shtetërore të Koresë Veriore e kanë paralajmëruar Amerikën për një sulm parandalues super të fuqishëm, pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke shikuar për të gjetur mënyra se si t’i bëjnë presion Koresë Veriore për programin e saj bërthamor.
Rodong Sinmun, gazeta zyrtare e partisë udhëheqëse të Veriut, Partia e Punëtorëve, nuk i ka zbutur fjalët, transmeton Express.

“Në rast se kryhet një sulm parandalues super i fuqishëm, do t’i zhdukë komplet dhe menjëherë jo vetëm forcat pushtuese imperialiste të SHBA-së në Korenë Jugore dhe në zonat përreth, por edhe vetë SHBA-në dhe do t’i bëjë shkrumb e hi,” ka shkruar kjo gazetë.

Koreja e izoluar Veriore rregullisht i kërcënon vazhdimisht Japoninë, Korenë Jugore dhe Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka treguar lëshime në sjelljen e saj agresive edhe pas testimit të dështuar të raketës balistike këtë të diele.

Ndërsa, Rex Tillerson ka thënë se SHBA-ja është duke e rishikuar statusin e Koresë Veriore sa i përket sponsorizonit të terrorizmit si dhe mënyrat tjera për t’i bërë presion regjimit të Veriut për të bashkëpunuar.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka thënë se koha e durimit strategjik ka marrë fund./Express/