Rajon & Botë

Koreja Veriore paralajmëron luftë bërthamore, Trump luan golf (Foto)

Pas paralajmërimeve të Koresë Veriore se është e gatshme për “luftë bërthamore”, politikat botërore nuk e kanë marrë as edhe një minutë pushim për Festën e Pashkëve.
Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për presidentin amerikan, Donald Trump, i cili përsëri është parë në resortin e vet të golfit, shkruan Mirror, përcjell Express.

Raportohet se kjo është hera e 18-t që Donald Trump e viziton klubin e golfit “Mar-a-Lago” në Palm Beach, Florida, qëkur mori detyrën e presidentit.

Sot në mëngjes, Koreja Veriore e hodhi një raketë në bregdetin e vet lindor, për të cilën zyrtarët amerikanë thanë se shpërtheu menjëherë pas nisjes./Express/