Koreja Veriore ka filluar sot mbajtjen e tri ditëve zie për Fidel Castron, i cili nga veriorët shihet si bashkëluftëtar i rrallë kundër armikut të përbashkët, Shteteve të Bashkuara.
Veriu ka urdhëruar që flamujt të valojnë në gjysmë shtizë jashtë ndërtesave zyrtare, për nder të Castros, raportojnë mediat lokale, përcjell Express.
Lideri revolucionar i Kubës vdiq të premten në moshën 90-vjeçare.
Sipas mediave japoneze, të cilat i monitorojnë mediat e Koresë Veriore, Castro është politikani i parë i huaj që nderohet në këtë mënyrë që nga lideri palestinez Yasser Arafat, i cili vdiq në vitin 2004./Express/