Rajon & Botë

Koreja Jugore me ofertë të rrallë për bisedime ushtarake me Veriun

Koreja Jugore ka ofruar të mbajë bisedime të rralla ushtarake me Korenë Veriore për t’i ulur tensionet, pas testimit të parë të raketës balistike interkontinentale nga Veriu në fillim të këtij muaji.
Oferta e kësaj të hëne, e para qëkur Koreja Jugore e zgjodhi Moon Jae-In si president, erdhi teksa Kryqi i Kuq në Seul propozoi një takim të ndarë për të diskutuar ribashkimin e familjeve të ndara nga lufta koreane e viteve 1950-53, transmeton Express.

Ministria e Mbrojtjes e Jugut ka propozuar një takim të premten në fshatin kufitar të armëpushimit, Panmunjom, derisa Kryqi i Kuq ka ofruar mbajtjen e bisedimeve më 1 gusht në të njëjtin vend.

Nëse takimi qeveritar mbahet, atëherë këto do të ishin bisedimet e para zyrtare nder-koreane që prej dhjetorit të vitit 2015./Express/