Rajon & Botë

Koreja e Veriut vjen me një paralajmërim të frikshëm për të shtunën (Video)

Pas një sërë paralajmërimesh, Koreja e Jugut ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme se Kim Jong-un do të testojë nj tjetër raketë balistike, të shtunën.

“Situata është shumë serioze- paralajmëroi kryeministri koreanojugor -Një tjetër raketë raketore ndërkontinentale e Koresë së Veriut pritet të testohet të shtunën e ardhshme, 9 shtator, kur regjimi komunist feston përvjetorin e pavarësisë së vendit. ”

Ka mbetur shumë pak kohë nga përfundimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut”-tha duke theksuar nevojën për masa t’i vënë fre ” pakujdesirave” të Phenianit.
Ndërkohë, mësohet se kufiri i Koresë së Veriut është mbushur me tanke dhe makineri të tjera ushtarake mes frikës së luftës me SHBA-në.

Tanket dhe armë të tjera të rënda janë zhvendosur në kufirin e kombit komunist me Korenë e Jugut.

Ushtarët dhe automjetet kryen stërvitje në zonë e DMZ, e cila ndan Veriun dhe Jugun.
Kim Jong-un ka alarmuar botën pas shpërthimit të një bombe me hidrogjen të dielën.
Fqinji i tij më i afërt, Koreja e Jugut, është përgjigjur me kryerjen e stërvitjeve ushtarake dhe detare, në përgatitje për një luftë të mundshme.

Sot, Koreja e Jugut konfirmoi gjithashtu se ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA për të marrë më shumë armë të sofistikuara për t’iu përgjigjur agresionit të Kim Jong-un.