Rajon & Botë

Koreja e Veriut paralajmëron se do të fundosë nëndetësen bërthamore amerikane

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të fundosë një nëndetëse bërthamore amerikane, e vendosur në ujërat e Koresë së Jugut.
“Sapo “USS Michigan” te përpiqet të lëvizë pak, do të përballet me fatin e mjerë për t’u bërë një fantazmë nënujore pa qenë në gjendje të arrijë në sipërfaqe”, tha faqja zyrtare e Koresë së Veriut.

“Vendosja urgjente e nëndetëses bërthamore në ujërat e Gadishullit Korean, që përkon me vendosjen e grupit të aeroplanmbajtes amerikane, synon të intensifikojë më tej kërcënimet ushtarake ndaj republikës sonë”, shtonte deklarata, mesiguri ishte e ‘porositur’ nga lideri suprem i vendit , Kim Jong-un.

Nëndetësja amerikane “USS Michigan” është bashkuar nga grupin e aeroplanmbajtëses “Carl Vinson”, qe ndodhet pranë ujërave të gadishullit Korean.

Ky paralajmërim erdhi pasi Koreja e Verit lëshoi një raketë tjetër balistike në një mesazh të qartë për armatën që Presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar në rajon. /syri.net/