Rajon & Botë

Koreja e Veriut paralajmëron masa të fuqishme kundër sanksioneve të kërkuara nga SHBA-të

Koreja e Veriut të enjten u zotua se do të ndërmarrë “masa të fuqishme kundërshtuese ” për t’iu përgjigjur presionit të SHBA-së ose ndonjë sanksion të ri kundër saj mbi programin të raketave, duke akuzuar Uashingtonin se po dëshiron luftë, transmeton KosovaPress.

Pheniani bëri këtë deklaratë nga delegacioni i tij në një forum ekonomik në Lindjen e Largët të Rusisë, pasi Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të impononte një embargo të naftës në Korenë e Veriut, të ndalonte eksportin e tekstileve të vendit dhe punësimin e Punëtorët e Koresë së Veriut jashtë vendit si dhe ngrirjen e aseteve të liderit Kim Jong Un.