Koreja e Veriut ka paralajmëruar për një holokaust nuklear nëse vendet e Azisë Juglindore nuk i bashkojnë forcat në prag të ushtrimeve ushtarake amerikane në rajon.
Në letrën drejtuar sekretarit gjeneral të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong-Ho insistoi se situata në Gadishullin Korean është “buzë luftës” pas aksioneve të Uashingtonit.
Ai urdhëroi shefin e asociacionit (ASEAN) të informojë ministrat e jashtëm të 10 vendeve aziatike rreth ‘situatës së tensionuar’ në gadishull, duke iu propozuar që t’i bashkojnë forcat kundër ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, transmeton Gazeta Express.
Tensionet janë rritur në rajon javët e fundit pasi Koreja e Veriut bëri një sërë testimesh të raketave dhe retorikës së ashpër nga Uashingtoni drejt programit bërthamor të vendit të izoluar.