Rajon & Botë

Koreja e Veriut lëshon tre raketa në detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi sot tre raketa me rreze të shkurtër në detin e Japonisë, në një çast kur mijëra ushtarë amerikanë dhe koreanojugorë marrin pjesë në manovra ushtarake në gadishulli, njoftoi ushtria amerikane.

“Asnjëra prej raketave, të lëshuara nga Koreja e Veriut, nuk përbëri kërcënim për SHBA-në apo territorin amerikan të Guam”, deklaroi zëdhënësi i komandës së ushtrisë amerikane në Paqësor.

“Raketa e parë dhe e tretë (…) patën probleme gjatë fluturimit dhe e dyta ka shpërtheu gati menjëherë”, theksoi zëdhënësi, komandanti Dave Benham, duke shtuar se këto tre lëshime përfunduan në 30 minuta.