Koreja e Veriut ka kundërshtuar sanksionet e reja të Këshillit të Sigurimit të vendosura për provën e fundit bërthamore, duke premtuar të mërkurën të dyfishojë përpjekjet për të luftuar atë që tha se ishte kërcënimi i një pushtimi të SHBA-ve.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se sanksionet e së hënës, të miratuara unanimisht nga Këshilli i Sigurimit ishin vetëm një hap i vogël i asaj që nevojitet për të frenuar në Phenianin mbi programet e tij të armëve.Ministria e Jashtme e Veriut tha se rezolutat ishin një shkelje e të drejtave të saj legjitime për vetë-mbrojtje dhe kishin për qëllim “të mbytnin plotësisht shtetin dhe popullin e saj përmes bllokadës ekonomike”.
“DPRK-ja do të dyfishojë përpjekjet për të rritur forcën e saj për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe të drejtën për ekzistencë dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë e rajonit duke vendosur ekuilibrin praktik me SHBA-në”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga agjencia e KCNA, transmeton KosovaPress. (DPRK është Republika Popullore Demokratike të Kores, emër zyrtar për Korenë e Veriut).