Ky është momenti kur Kim Jong-un buzëqesh dhe përshëndet turmat që brohorasin, duke shikuar një video propagandistike, ne te cilen një qytet amerikan fshihet nga faqja e dheut, nga një sulm bërthamor i Koresë së Veriut.
Videoja është shfaqur gjatë festimeve për ditëlindjen e atit themelues të Koresë së Veriut , Kim Il Sung, raporton “Daily Mail”.
Shfaqja e videos u ndoq edhe nga diktatori Kim Jong-un, pas një paradë masive ushtarake në kryeqytet.
Këndimet dhe festimet pasuan me videon propagandistike, ku disa raketa të Koresë së Veriut shfaqeshin duke kaluar mbi Paqësor dhe sulmonin me bomba Shtetet e Bashkuara, pas të cilave një qytet amerikan “fshihej nga faqja e dheut.