Koreja e Veriut mund të kryejë një test të ri të raketave, ka bërë të ditur Agjencia e Inteligjencës së Koresë së Jugut.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Jugut, shërbimi informativ I vendit mundësinë për provën e re bërthamore e ka vërejtur në objektet e testeve bërthamore të Koresë së Veriut, transmeton KosovaPress.
Duket se vendi i testimit bërthamor të Veriut në qytetin veriperëndimor të Punggye është dëmtuar nga testi i gjashtë dhe më i madh bërthamor në shtator.