Koreja e Jugut vazhdon bilancin pozitiv me rastet e reja me koronavirus.
Koreja e Jugut njoftoi një rast të ri lokal të COVID-19 të premten, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Tetë raste të tjera të importuara u njoftuan gjithashtu të premten.
Të premten, Zëvendës Ministri i Shëndetit i Koresë së Jugut Kim Gang-lip u tha gazetarëve “situata e fundit e qëndrueshme është rezultat i periudhës kur u krye distancimi i fortë shoqëror që shfaqej dy javë më vonë”.
Vendi aktualisht është në një periudhë pushimesh të njohur si “Festa e Artë” që shkon nga 30 prilli deri më 5 maj.
Qeveria planifikon të rihapë muzetë, galeritë e artit dhe bibliotekat në bazë të kufizuar nga 6 maj.