Koreja Jugore ka ofruar bisedime të nivelit të lartë me Korenë Veriore lidhur me pjesëmarrjen e verikoreanëve në Lojërat Olimpike Dimërore, që muajin e ardhshëm zhvillohen në Pieonçang.Ministri për ribashkim i Koresë Jugore, Cho Myoung, sot ka propozuar takim të dy delegacioneve në fshatin kufiztar Panmunjom, në zonën e çmilitarizuar.
Ky do të jetë takimi i parë i të dy palëve në më tepër se dy vjet.Ministri Cho ka thënë se derisa bashkëpunimi olimpik do të jetë në fokus të bisedimeve, në ato, po ashtu, mund të diskutohet për përmirësimin e raporteve të tensionuara ndërmjet dy Koreve.
Kjo ofertë e jugkoreanëve u bë një ditë pasi lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, e përmendi mundësinë e dërgimit të ekipit në Olimpiadë.“Lojërat Dimërore që mbahen në Korenë Jugore do të jenë rast i mirë për vendin dhe ne sinqerisht mendojmë se lojërat do të jenë sukses”, ka thënë Kim, gjatë fjalimit të djeshëm me rastin e Vitit të Ri.