Rajon & Botë

Korea e Veriut në gjendje gatishmërie, e gjithë ushtria në këmbë (Foto)

Korea e Veriut ka kërcënuar me “luftë totale” nëse SHBA-të sipas autoriteteve të Penianit do të guxonin të godisnin bazat e raketave të tyre, përcjell Albeu.com.

Han Song-Ryol, zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut iu përgjigj deklaratave të zevendësit të Trumpit, Mike Pence gjatë ditës së djeshme, i cili thesoi se tashmë ka përfunduar periudha e durimit për arsye stategjike.

Han Song-Ryol konfirmoi ndërkohë se Korea e Veriut do të bëjë nje kalendar të testimit të raketave në një periodicitet javor, mujor dhe vjetor duke iu përgjigjur deklaratave kërcënuese të Pence-t.

Tensioni mes Koresë së Veriut dhe SHVBA-ve është tepër i lartë, ndërkohë që amerikanët kanë dërguar një flotë të fuqishme ne detin e Japonisë, përballë territorit të koreanoverior.