Rajon & Botë

Korea e Veriut: Lëshohet një raketë e re balistike

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap njoftoi lëshimin e “një raketë të paindetifikuar nga një zonë në veri të Phenianit “. SHBA-ja konfirmoi lëshimin e kësaj rakete që nuk paraqet “asnjë veçanti”.

Kjo mund të shtojë tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së pas disa javë kërcënimesh.

“Koreja e Veriut leshoi nje rakete të paidentifikuar, herët ne mëngjes, nga nje nje zonë në veri rë Phenianit” njoftoi agjencia Yonhap duke iu referuar një komunikate të ushtrisë koreano-veriore, ndërkohë që Uashingtoni po shton presionin për të penguar “kërcënimim bërthamor” koreano-verior.

Sipas agjencisë, behet fjalë për një test të dështuar pasi raketa shpërtheu vetëm disa sekonda pas lëshimit.

“SHBA-ja konfirmoi të premtën (zonë e ndryshme orare) lëshimin e një raketë të pindentifikua”, i tha AFP-së një zyrtar amerikan i mbrojtjes. Lëshimi i raketës ndodhi pas nje mbledhje të Kombeve te Bshkuara lidhur me çështjen koreano-veriore që u zhvillua në prani të Sekretarit amerikan te shtetit Rex Tillerson.