Rajon & Botë

Korea e Jugut fik altoparlantët propagandues në kufi me Veriun

Korea e Jugut ka ndaluar propagandën që zhvillonte me anë të altoparlantëve përgjatë kufitit me Korenë e Veriut, një çështje kjo që ishte në krye të bisedimeve javën e shkuar.

Jugu kishte instaluar dhjetra altoparlantë përgjatë zonës së kufirit, e cila transmetonte që nga muzika pop deri tek lajmet kriktikuese për Veriun.

Këto transmetime mund të dëgjoheshin nga trupat Koreano Veriore të pozicionuara përgjatë kufirit civil.

Seuli tha se “fikja e tyre mund të ndihmojë në zbutjen e toneve gjatë bisedimeve të së Premtes.”

Korea e Veriut ka gjithashtu sistemin e saj të altoparlantëve përgjatë kufirit, të cilët transmetojnë lajme kritike ndaj Seulit dhe aleatëve të tij.

Nuk dihet ende, nëse edhe ata altoparlantë do të fiken ose jo.