Aktuale

Korçë, burri hidhet nga autobusi

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është hedhur nga dera e një autobusi në Korçë.

Mediat shqiptare njoftojnë se dera e autobusit ka qenë e hapur dhe personi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, pasi është hedhur, u përplas me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.

Personi i lënduar është dërguar në spital, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.