Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për shpërndarje lëndësh narkotike.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, kanë finalizuar me sukses Operacionin Antidrogë të koduar “Banesa”, si rezultat i të cilit është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Armando Hysenllari, 30 vjeç dhe Rando Duka, 26 vjeç, të dy banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, se shtetasi Armando Hysenllari shpërndante dhe posedonte ( në banesën e tij në lagjen nr 5) lëndë narkotike të llojit Heroinë, u organizuan shërbimet dhe falë një ndërhyrjeje efikase, si edhe gjatë kontrollit trupor të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :
13 doza me mbështjellje alumini, me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.
Në banesën e tij, u gjet dhe shtetasi Rando Duka i dyshuar si bashkëpunëtor me shtetasin e lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit (në këtë rast banesës) për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/2 e 285/a të Kodit Penal.
