Një pjesë e madhe e deputetëve tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës të cilët janë duke pritur në sallë për fillimin e seancës konstituive.
Në Kuvend ka arritur edhe deputeti tashmë i pavarur, Korab Sejdiu i cili dha dorëheqje nga radhët e AKR-së.
Ai gjatë pritjes për fillimin e seacnës është parë pranë deputetëve të LDK-së, duke biseduar kështu me Lumir Abdixhikun dhe Driton Selmanajn./Indekonline.