ShowBiz

Kopje e kujt është Uliksi, djali i Adelinës?! (Foto)

Pak muaj më parë, familja Ismaili u bë me një anëtar të ri me ardhjen në jetë të Uliksit, fëmiut të parë të këngëtares Adelina Ismaili.

E duket se kur tashmë djali është rritur pak, familja ka idetë e qarta se kujt i ngjan ai.

Të paktën sipas tezes Zani, Uliksi është kopje totale e saj. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja në foton e postuar së fundmi nga Vali ku shfaqen Adelina dhe Uliksi.

‘Adelina dhe mini Zani’ – shprehet këngëtarja në imazhin e bërë. Se a i ngjan Zanit ju mbetet juve ta vlerësoni. Ne themi se po… /Prive