Para disa ditësh, fotot e Janet Jackson bënë xhiron e botës.
Këngëtarja e njohur për stilin e saj të shfrenuar të jetës dhe performancat erotike në skenë, ishte veshur si myslimane.
Transformimi i 50-vjeçares i habiti të gjithë.
Motra e Michael Jackson është shtatzënë.
Miqtë e saj thanë për “The Sun” se ajo është konvertuar në myslimane, pasi u martua me një miliarder misterioz nga Katari.
Wissam Al Mana është 9 vjet më i madh se ajo.
Miqtë thonë se ajo është trullosur plotësisht prej tij.
Të dy u martuan në mënyrë sekrete në vitin 2012.
Një burim tha: “Kur viziton familjen e Wissam në Lindjen e Mesme, Janet nuk vë makijazh, nuk mban zgjatime flokësh dhe vishet me rroba tradicionale myslimane”.
“Ajo ndjen se ka gjetur shtëpinë e saj me fenë e re. Ajo ka kaluar shumë kohë, duke e studiuar këtë fe”.
“Ditët e performancave erotike kanë mbaruar me kohë”.
Çfarë ndryshimi për një këngëtare që e nisi karrierën e saj me një kopertinë në revistën “Rolling Stone”, që cilësohet si një nga kopertinat më seksi në botë.
Në vitin 2008, ajo u bënte kërcime në prehër fansave.
Në vitin 2004 shkaktoi një skandal, kur zbuloi gjoksin gjatë performancës në “Super Bowl”.
Në atë kohë, emri i saj ishte më i kërkuari në internet.
Por kush është personi që qëndron pas këtij ndryshimi radikal?
I shoqi ka lindur në Doha të Katarit, por është rritur në Londër.
Ai është drejtor ekzekutiv i grupit Al Mana.
Mendohet se ka një pasuri prej 820 milionë sterlinash.
Ai mori drejtimin e një kompanie që ishte themeluar nga i ati, por e ngriti atë shumë lart, falë edukimit që mori në Londër.
“Ne e kemi në gjak, ne jemi tregtarë. Kur isha fëmijë, shikoja pasaportën e babait dhe profesioni ishte: tregtar”.
“E pyeta mamanë dhe ajo më tha se ne jemi tregtarë. Ne jemi krenarë për këtë, është si trashëgimi”.