Policia ka ndaluar një kamion me 13 lopë, pasi dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Policia njofton se ka ndaluar një kamion me targa vendore me shofer shqiptar, pasi në kamion ka pasur të ngarkuar 13 lopë, për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Kosovë.
Kamioni me gjedhe është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, njofton PK.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjedhet (lopët) janë sekuestruar.
“ Raportohet se patrullat policore kanë ndaluar një kamion me targa vendore me shofer mashkull K/Shqiptar dhe me bashkudhëtar mashkull K/Shqiptar, të cilët në kamion kanë pasur të ngarkuar 13 (trembëdhjetë) gjedhe (lopë) për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Kosovë. Kamioni me gjedhe është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjedhet (lopët) janë sekuestruar”.